Euro 2024, Anglia dhe Skocia kanë një problem, çerekfinalet pasojnë

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, shpalli 4 korrikun si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. 

Por në këtë histori ka edhe një detaj të vogël, i cili i ka shpëtuar kryeministrit pasi dita e zgjedhjeve do të paraprijë fazën çerekfinale të Euro 2024.

Siç dihet prej 14 qershorit deri më 14 korrik në Gjermani do të mbahet Europiani i futbollit dhe në këtë periudhë kohore janë parashikuar që të largohen nga ishulli plot 500.000 tifozë (prej të cilëve 200.000 do të jetë skocezë) në drejtim të shtetit fqinj.

Nëse Anglia dhe Skocia do të kualifikohen mes tetë skuadrave më të mira të turneut atëherë në këto zgjedhje të provokuara nga Sunak mund të mungojnë mijëra votues.

5 korrik

Çerekfinalja 1 (Shtutgart, 18:00)

Çerekfinalja 2 (Hamburg, 21:00)

6 korrik

Çerekfinalja 3 (Dyseldorf, 18:00)

Çerekfinalja 4 (Berlin, 21:00)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme