Humbi jetën në fushë, trupi i pajetë i Duamenës mbërrin në Ganë

Trupi i pajetë i lojtarit të ndjerë, Rafael Duamena ka mbërritur në Ganë mbrëmjen e së premtes. Ish-sulmuesi i Egnatias pësoi arrest kardian gjatë ndeshjes me Partizanin duke humbur jetën, pavarësisht përpjekjes së mjekëve.
Trupi i pajetë u prit në Accra, të premten në mbrëmje vonë, në “Kotoka International Airport”. Duamena kishte shfaqur probleme shëndetësore edhe më parë, por ai moment në ndeshjen me Partizanin solli dhe ndarjen e tij nga jeta.
Në shenjë respekti për ish-sulmuesin e Egnatias është mbajtur një minutë heshtje në ndeshjen miqësore që Gana fitoi 1-0 përballë Madagaskarit të premten.
Fillimet e Duamenës ishin të një niveli të lartë, ai bëri debutimin me përfaqësuesen e vendit të tij më 11 qershor 2017 kundër Etiopisë. Luajti në total 9 ndeshje më përfaqësuesen e Ganës.



Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




