Lajme të zeza për sportin nga tërmeti në Turqi

Tërmetet e ditëve të para të shkurtit, bilanci i të cilëve sa vjen e rëndohet, ka patur viktima të konsiderueshme edhe në radhët e sportit dhe tanimë, teksa pastrohen edhe gërmadhat, po konfirmohen edhe lajmet më të kobshme. Kështu, është konfirmuar humbja e jetës së 3 prej ekipeve volejbolli dhe futbolli të Famagustas, që përfaqësonin shkollat 9-vjeçare dhe të mesme “Çanbulat Ozgyrluk” dhe Kolegji “Marif” dhe do të merrnin pjesë në turne moshash.
Por gjithçka u ndërpre nga tërmetet katastrofik dhe ekipet e volejbollit të moshës deri në 15 vjeç dhe njëri prej ekipeve të futbollit ka mbetur në rrënojat e hoteleve “Grand Isias Hotel” dhe “Grand Park Hotel” në Adijaman. Totali i këtyre ekipeve të humbur është 35 persona nga të cilët vetëm 7 janë nxjerrë të gjallë, prindër e mësues, teksa 28 kanë humbur jetën.
Po kështu është konfirmuar vdekja e disa lojtarëve dhe lojtarve të volejbollit dhe basketbollit turk, por edhe të futbollit, teksa më së fundit konfirmohet edhe vdekja e 3 lojtarëve. Trupat e tre lojtarëve të ekipit kombëtar iranian të futbollit për persona me aftësi të kufizuara u gjetën nën rrënojat në qytetin e Mallatja. Ata u gjetën të vdekur në hotelin e shembur dhe trupat e tyre u dërguan në Iran për t’u varrosur atje
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




