Tërmeti në Tuqi, mjeku i Hatayspor jep alarmin: Atsu ende mes

Lajmet mbi fatin e Christian Atsu po bëhën gjithmonë e më kontradiktore. Ditën e djeshme menaxheri i klubit Hatayspor, Mustafa Ozat, pohoi se lojtari ishte nxjerrë në jetë nga rrënojat e një ndërtese. Ndërsa Federata Ganeze e Futbollit shkoi më tej duke zbuluar se Atsu po merrte trajtimin e duhur në një klinikë të një province pranë qytetit ku ndodhi “apokalipsi”.
Por për mjekun e skuadrës, vendndodhja e 31-vjeçarit ende është e panjohur. “Kur dëgjuam se Atsu ishte transferuar në ‘Dortyol Hospital’ shkuam për ta vizituar dhe të flisnim, por për fatin e keq ai nuk ishte aty. Për momentin drejtori sportiv, Savut Taner dhe Christian Atsu ende figurojnë mes të humburve”, tha Gurbey Kahveci.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




