Festat e fundvitit, FSHF pranë fëmijëve të “Shtëpisë së Foshnjës”

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Në vigjilje të Krishtlidnjeve dhe Vitit të Ri Federata Shqiptare e Futbollit ishte sot prezent pranë fëmijëve të “Shtëpisë së Foshnjës” në Shkozet të Durrësit me disa dhurata simbolike, teksa organizoi edhe një festë simbolike me animatorë.

Pas festimeve presidenti Duka falënderoi të gjithë stafin që kujdeset për fëmijët dhe i uroi festat e fundvitit të gjithë shqiptarëve. “Jemi në një moment feste dhe në mënyrë simbolike kemi zgjedhur jo për herë të parë, por për herë të dytë Shtëpinë e Fëmijës në Durrës për t’i uruar Gëzuar Vitin e Ri dhe për të shpërndarë disa dhurata simbolike për t’i uruar festat atyre festat dhe të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Urojmë që të kenë një jetë sa më të mirë në 2023”, tha mes të tjerash presidenti Duka nga Shtëpia e Foshnjës në Durrës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme