Union Berlin, 28.500 tifozë festojnë Krishtlindjet së bashku

Pandemia e “Covid-19” bëri që për dy vite me radhë tifozët e Union Berlin të mos festojnë të gjithë së bashku ardhjen e Krishtlindjeve. Por të premtem mbrëma, edhe pse moti nuk ishte shumë i favorshëm (kishte reshje shiu), asgjë nuk i pengoi 28.500 tifozët e kryeqytetit që të mblidhen të gjithë së bashku në stadiumin “An der Alten Försterei” për të kënduar këngët e Krishtlindjeve.
Zanafilla – Kjo traditë nuk është e hershme në Berlin. Tifozët e Union-it nisën që të festosnin së bashku Krishtlindjet në 2003-in. Në atë vit të pranishëm në stadium ishin vetëm 89 tifozë. Me kalimin e kohës ky rit mori mjaft popullaritet dhe tani po thyen ç’do rekord.
Mbi kapacitet – Siç dihet për ndeshjet që luan në shtëpi Union Berlin mbështetet nga vetëm 22.012 mijë tifozë. Për vigjiljen e Krishtlindjeve krerët e klubit bëjnë përjashtim duke shtuar forcat e sigurisë dhe u hapin dyert plot 28.500 mijë tifozëve (numër që nuk ndryshon që prej vitit 2015). Këtë vit së bashku me tifozët festoi edhe mbrojtësi i skuadrës Paul Jaeckel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




