Spanjë-Portugali, finalja e femrave në futbollin e sallës

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Spanjë – Portugali. Kjo do të jetë finalja e Kampionatit të 2-të Europian të femrave në futboll të sallës, i cili është duke u luajtur në Portugali dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit. Spanja, si kampione e Europës në fuqi, ka ardhur si një “tërmet” i vërtetë për Ukrainën, teksa ka fituar 9-0. Majte, Luçi, Irene Kordoba, Peke, Ale de Paz, Sanz, Amelia dhe Samper ishin shënueset e golave për iberiket, të cilat nuk kanë hasur në rezistencën e Ukrainës.

Thuajse një ndeshje pa nivel, ndërsa e tillë duket se ka qenë edhe gjysmëfinalja e dytë, Portugali – Hungari. Luzitanet kanë luajtur tenis me Hungarinë, ndërsa në fund kanë fituar 6-0. Pisko, Pedreira, Fifo, Katia Morgado dhe Lopez Pereira ishin shënueset e golave për vendëset, ndërsa e kanë detyruar Hungarinë të shënojë dhe në portën e vet me Folk. Finalja do të luhet të dielën në ora 19:00 dhe do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme