Alban Beqiri, tjetër triumf në Beograd

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Alban Beqiri është lavdia e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror të të rriturve në Beograd. Pasi ka eleminuar Manian nga Kenia në raundin e parë, të njëjtën gjë ka bërë në mbrëmjen e së premtes, tanimë në raundin e 1/32 të finaleve ndaj lituanezi Banis. Me vendim unanim të gjyqtarisë, Beqiri ka fituar 5-0, ndërsa realisht e ka dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. 29-28, 30-27, 30-27, 30-27, 30-27 ishin pikët e gjyqtarisë, gjithnjë në favor të boksierit bardheblu, Alban Beqiri, i cili vijon të jetë në formën e tij maksimale.

Tanimë në raundin e 1/16 të finaleve ai do të ketë përballë fituesin e çiftit Bekford (Panama) – Shiuan (Taipei), ndërsa kjo ndeshje do të jetë të dielën e 31 tetorit. Sakaq përpara tij, tashmë në peshën 86-92 kilogram, është eleminuar Indrid Laçi, i cili është mundur nga anglezi Uilliams 5-0. 26-30, 27-30, 25-30, 26-30, 26-30 pikët e gjyqtarisë për anglezin Uilliams, kurse tanimë e gjithë vëmendja është tek Alban Beqiri për atë çfarë do të mund të prodhojë deri në përfundim të këtij Kampionati Botëror të boksit për të rritur në Beoograd.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme