Federata Europiane e Mundjes i jep “Çmimin e Mirënjohjes” Muhamet

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Federata Europiane e Mundjes (UWW) ka nderuar e vlerësuar pas vdekjes ish-presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, z.Muhamet Malo, me “Çmimin e Mirënjohjes”.

“Me mirënjohje, për pjesëmarrjen dhe suportin për zhvillimin e mundjes në Europë”. Ka qenë ky motivacioni me të cilin është nderuar një prej figurave më të rëndësishme të sportit të mundjes në Shqipëri.

Muhamet Malo, ish-mundës, dashamirës e president i FSHM-së, ka qenë dhe mbetet një nga njerëzit që ka kontribuar më shumë për këtë sport dhe zhvillimin e tij në Shqipëri.

Ky çmim iu dha familjes së z.Malo nga presidenti i FSHM-së, Martin Biba, që ia dorëzoi pllakatën e mirënjohës dy djemve të Muhamet Malos, Hauard dhe Enklajd Malo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme