Leje speciale për Kim, mbrojtësi i Bayernit do të kryejë shërbimin

Kim Min-jae po kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, mbrojtësi i Bayernit të Mynihut nuk ndodhet në vendlindjen e tij, por do të ndjekë “mësimet” online falë një marrëveshjeje speciale me qeverinë e Koresë së Jugut.
Gazeta gjermane Bild shkruan se: ish-lojtari i Napolit mund të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak 18-mujor falë një leje speciale të cilën duhet ta respektojë dhe që kërkon lidhjen nga një deri në dy orë në javë. Një privilegj që në vendin aziatik i takon sportistëve dhe yjeve më të rëndësishëm të spektaklit.
Kim e gëzon këtë leje speciale falë sukseseve të tij në fushën sportive. Atij tashmë i është dashur të përfundojë një lloj grumbullimi, e cila zgjati disa javë, dhe tani do të jetë në gjendje të kryejë orët e fundit të shërbimit ushtarak nga distanca.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




