Protestojnë për çmimet e biletave, tifozët e Bajernit bojkotojnë

Gjermani | 2 vite më parë

Tifozët e Bajernit nuk kanë pranuar që të marrin 36.000 mijë biletat që u takojnë për ndeshjen mes Shakhtarit dhe skuadrës së tyre të zemrës. Dueli, i cili do të mbahet në “Veltins Arena” të Gelsenkirshenit për shkak të luftës në Ukrainë, është bojkotuar nga tifozët bavarezë. Shkaku ka qenë çmimi i shtrenjtë i biletave.

Një biletë për këtë takim në sektorin e skuadrës udhëtuese kushtonte plo 105 euro. Kjo shifër ishte shumë herë më lartë krahasuar me çmimet e biletave të ekipeve të tjera udhëtuese, të cilat kanë luajtur këtë sezon me Shakhtarin.

Çmimi i biletave më të lira për ndeshjen me Atalantën për tifozët italianë ishte 23 euro ndërsa për tifozët e Jang Bojs bileta më e lirë kushtonte 26 euro. Për ndeshjen me Bajernin, çmimet e biletave më të lira janë 52 euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme