Shënoi tre gola me Mainzin, Musiala sinjale rinovimi: I lumtur

Bajerni i Mynihut është kualifikuar për në raundin pasardhës të Kupës së Gjermanisë duke mundur Manzin me shifrat e thella 4-0, por lajmi i mbrëmjes ishte deklarata e Xhamal Musialës në fund të duelit.
Autori i tre golave përpara gazetarëve pranoi se rinovimi me klubin që i dha besim është çështje kohe. “Në Mynih jam i lumtur. Përfaqësuesit e mi janë në bisedime me klubin”, tha talenti gjerman.
21-vjeçari në 174 paraqitje me Bajernin numëron 50 gola dhe 35 asist.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




