Bayern rikthehet në krye, pesë gola Bochum-it

Bayern Munich vazhdon të shënojë gola me shumicë në Bundesligë, ku mundi 5-0 Bochum në ditën e 8-të të këtij edicioni. Olise 16’ hapi rezultatin direkt nga një goditje dënimi, me Musiala 26’ që shënoi të dytin në pjesën e parë. Bavarezët u përhapën më pas në pjesën e dytë, me golin e Kane 57’ dhe kryeveprat e Sané 65’ dhe Coman 71’.
Finalizimet e gjermanit dhe francezit janë dy golat më të mirë të ditës, duke qenë se të dy gjejnë këndin e sipërm. Bayern arrin të ndjekë me një tjetër goleadë suksesin e madh të arritur ndaj Shtutgartit javën e kaluar dhe rikthehet në rolin e liderit: bavarezët ngrihen në 20 pikë në Bundesligë, ashtu si Leipzig.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




