Federata Gjermane e Futbollit mendon për një tjetër zgjatje kontrate

Gjermani | 2 vite më parë

Federata Gjermane e Futbollit është tej mase e kënaqur nga puna e Julian Nagelsman dhe po mendon tani që të përpilojë një tjetër kontratë për trajnerin, të cilit i mbaron akordi aktual në fund të Botërorit 2026.

“Vendimi për të zgjatur akordin me Julian Nagelsman ka qenë tej mase i rëndësishëm”, komentoi presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Nojndorf pasi e pyetën për rinovimin e parë të Nagelsman. Sipas numrit një të futbollit gjemran firma me Nagelsman i ka dhënë stabilitet të gjithë ambientit.

Gjatë ceremonisë “Julius Hirsch Prize” në Mynih, Bernd Nojndorf u pyet nëse do ta imagjonte një tjetër zgjatje akordi me Nagelsman, përtej USA, Meksikë dhe Kanada 2026. “Në përgjithësi dhe profesionalisht, ai është maksimumi, kështu që mendoj se mund të vazhdojë kështu për sa më përket mua”, theksoi Nojndorf.

Nagelsmann, i cili pasoi Hansi Flik në shtator 2023 dhe fillimisht nënshkroi vetëm deri në fund të Kampionatit Evropian, po bën “një punë të shkëlqyer, ai ka një qasje të mirë”, vlerësoi Nojndorf. “Lojtarët i besojnë atij ai është ambicioz”, ka deklaruar presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme