Lista e gjobave të Borusias së Dortmundit

Gjermani | 2 vite më parë

Nuri Shahin mund të mos i ketë dhënë ende një formë ekipit të Borusias së Dortmundit në fushë, por sa i përket disiplinës gjithçka është e qartë.

Sipas një llogarie në rrjetet sociale klubi në fjalë ka përpiluar një listë shkeljesh, të cilat penalizojnë lojtarët me shifra të rëndësishme eurosh.

Lista

Mbërritja me vonesë – 100 euro për minutë, 3000 euro në ditën e ndeshjes

Veshje jo korrekte – 250 euro

Përdorimi i celularëve në tavolinë ose në shtratin e fizioterapistit – 100 euro

Mos nënshkrimi i kartolinave për tifozët – 2000 euro  

Mos nënshkrimi i fanellave për tifozët – 500 euro

Mungesa në eventet e organizuara nga klubi – 5000 euro

Prishja e rregullit në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e tjera të përbashkëta – 100 euro

Humbja e seancave të ngritjeve të peshave – 250 euro 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme