Kompany: Duam të mposhtim kampionët, Bayerni është gjithmonë

Gjermani | 2 vite më parë

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany ka folur në konferencën për shtyp në prag të  superndeshjes së kësaj jave të Bundesligës, sfidës kundër Bayer Leverkusen, që do të luhet të shtunën.

“Është mirë që të gjithë janë të emocionuar për ndeshjen. Natyrisht do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ndaj skuadrës më të mirë të 12 muajve të fundit. Mezi presim të luajmë. Është e qartë se nuk do të jetë e lehtë.

Duam të provojmë veten ndaj një kundërshtari të mirë në Allianz Arena. Bayerni është gjithmonë favorit. Mezi presim të luajmë kundër kampionëve dhe duam të fitojmë”, ka thënë mes të tjerash Kompany.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme