Leverkusen në Mynih për të mos humbur, Bajern ndalet në “Allianz

Gjermani | 2 vite më parë

Ndeshja kryesore e javës së pestë në Bundesligë ka përfunduar pa fitues. Bajerni i Mynihut ka barazuar 1-1 në fushën e vet përballë kampionëve bnë fuqi të Bajer Leverkusen.

Që në minutat e para u kuptua se të dy ekipet kishin përgatitur këtë ndeshje me qëllime të ndryshme. Kompani hodhi Bajernin në sulm ndërsa Alonso preferoi që të evitonte disfatën.

Të parët në avantazh kaluan miqtë me anë të një goli nga jashtë zone i Andrish. Mesfushori ndëshkoi Nojer në të 31’ me ndihmën e Kim, i cili devijoi goditjen.

Bajerni nuk u demoralizua dhe vazhdoi të bënte lojën e vet ndërsa dhjetë minuta më vonë Pavloviç ndëshkoi Leverkusen me një goditje fantastike prej 25 metrash.

Sa i përket pjesës së dytë Bajerni tentoi përsëri që të shënonte me anë të Gnabri, i cili ishte pafat duke goditur shtyllën.

Pas pesë javësh kampionat Bajerni udhëheq renditjen me 13 pikë, dy më shumë se Lajpcigu i vendit të dytë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme