Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, Lehman ndalohet nga

Gjermani | 2 vite më parë

Jens Lehman është ndaluar nga policia e Mynihut pasi ka dështuar që të kalojë testin e alkoolit. Sipas një zëdhënësje të policisë së Mynihut, ish-portieri është ndaluar më 23 shtator rreth orës 01:30 pasi është vënë re nga policia se nuk po drejtonte veturën siç duhej.

Pasi kontrollit të parë Lehmanit i është kërkuar që të bëjë testin e alkoolit, por ish-portieri nuk ka qenë në gjendje që ta bëjë. Më pas policët janë detyruar që të kryejnë këtë test duke i marrë një kampion gjaku.

Një burimi pranë policisë së Mynihut tha për “Thu Sun” se gjatë Oktoberfest efektivët janë vigjilent pasi duan që të evitojnë aksidentet e shkaktuara nga shoferët e dehur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme