Flet presidenti Hainer: Dua që Kimmich dhe Musiala të qëndrojnë

Gjermani | 2 vite më parë

Ka shumë tema që diskutohen te Bayerni i Mynihut, duke filluar nga e ardhmja e Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich. Presidenti i Herbert Hainer ka folur për këtë për Sky Sport Deutschland, duke përsëritur idenë e tij:

“Shumë thonë se një ditë Musiala do të jetë lojtari më i mirë në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jetë e mundur për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë. Sipas mendimit tim, ai mund të bëhet lehtësisht Thomas Mülleri i ardhshëm dhe të luajë këtu për 20 vitet e ardhshme. Jam shumë optimist se do ta shohim te Bayerni për një kohë të gjatë”.

Mendimet e tij nuk ndryshojnë shumë kur flitet për  Kimmich: “Do të isha i lumtur nëse Joshua do ta përfundonte karrierën e tij te Bayerni, por jo vitin e ardhshëm, përkundrazi pas shumë e shumë vitesh.”

Kimmich krenohet me 393 paraqitje dhe 42 gola për Bayernin e Mynihut, ndërsa Musiala ka luajtur 166 ndeshje për bavarezët, duke shënuar 44 gola.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme