Futbolli gjerman në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur

Gjermani | 2 vite më parë

Futbolli gjerman dhe ai europian mban zi për trajnerin Christoph Daum, i cili u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Në karrierën e tij ai ka qenë trajner në Gjermani (Këln, Shtutgart me të cilin fitoi Bundesligën në 1991/92 dhe Superkupën e Gjermanisë, Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt), në Turqi (kampion me Besiktas në 1995 dhe me Fenerbahce në 2004 dhe 2005 ) dhe në Austri (titull në 2003 me Austrinë e Vjenës). Ai drejtoi edhe ekipin kombëtar të Rumanisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme