Bayern, Kompany debuton në Budesligë: Emocionuese

Pesha e detyrës që i është besuar nuk është e vogël, por trajneri i ri i Bayern, Vincent Kompany, ka mohuar të jetë nervoz në prag të debutimit në Bundesligë, në transfertë përballë Ëolfsburg. 38-vjeçari belg ishte zgjedhja surprizë e drejtuesve të klubit bavarez, të cilët llogarisin që ai të kthejë faqen pasi sezoni i parë pas 11 vitesh përfundoi pa trofe. “Për mua është një sfidë e madhe. Mendoj se do të na duhen rreth 90 pikë për të fituar titullin, kështu që ne kemi nevojë për një fillim të mirë dhe performancë maksimale nga të gjithë” – theksoi Kompany.
“Ne jemi përgatitur mirë me ekipin dhe stafin, tani është në dorën e lojtarëve që do të luajnë nesër”. Mes titullarëve për Ëolfsburg mund të jenë Michael Olise dhe Joao Palhinha, të cilët kanë ardhur përkatësisht nga Crystal Palace dhe Fulham, por trajneri nuk ka dashur të bëjë asnjë parashikim: “Ka shumë mundësi që ata të luajnë shumë këtë sezon, por do t’i mbaj sekretet e lojtarëve të mi deri nesër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




