Kompani shigjeton Goreckën, përfundon jashtë ndeshjes së Kupës

Gjermani | 2 vite më parë

Sot në mbrëmje Bajerni i Mynihut do të luajë ndeshjen e parë sezonale zyrtare. Skuadra e Ulm pret rekordmenët e Gjermanisë në takimin e vlefshëm për turin e parë të Kupës së Gjermanisë.

Për këtë ndeshje ka bërë përshtypje zgjedhja e fortë e Vinsent Kompani. Trajneri belg i Bajernit i ka dhënë një sinjal të fortë Leon Goreckës, i cili edhe pse është gati për të luajtur, nuk figuron mes të grumbulluarve.

Siç dihet mesfushori gjerman ka përfunduar në periferi të projektit bavarez dhe ky vendim i trajnerit mendohet se është në sintoni me politikat e klubit. Në javët e fundit drejtuesit e Bajernit në më shumë se një rast kanë treguar qartë se duan që të “çlirohen” nga pagat e majme të disa lojtarëve. Mes tyre është edhe Gorecka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme