Bayern, çfarë po ndodh me Sane? Arsenali…

Gjermani | 2 vite më parë

Leroy Sané është gati të nisë sezonin e tij të pestë te Bayern, në fund të një kampionati europian që nuk i foli mirë Gjermanisë së tij, mikpritëse, por u eliminua në momentin më të mirë nga Spanja, në çerekfinale.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2025, gjë që nuk na bën të jemi shumë të qetë për qëndrimin e tij në Bundesligë, derisa të arrijë një rinovim i mundshëm.

Bayern ende po planifikon ta mbajë atë dhe një zgjatje e kontratës së tij do të diskutohet së shpejti. Ndërkohë për ndërkombëtarin gjerman interesohet edhe një klub i Premier League: siç raporton portali anglez “FootballTransfers”, Arsenali po mendon për blerjen e 28-vjeçarit.

Anësori, megjithatë, shihet si një plan-b, për t’u eksploruar në rast se Topçinjtë nuk arrijnë një nga yjet e Kampionatit Evropian, Nico Williams, i cili po ndiqet edhe nga Barcelona.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme