Miroslav Klose, trajneri i ri i Nurembergut

Gjermani | 2 vite më parë

Miroslav Klose është trajneri i ri i Nurembergut, skuadër që luan në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

“Tradita, pasioni, puna e ndershme, tifozët e mëdhenj: këto janë të gjitha gjërat që më pëlqejnë nga futbolli dhe që i lidh me Nurembergun. Për këtë arsye më tërhoqi menjëherë mundësia e dhënë për t’u bërë trajner këtu”, komentoi 46-vjeçari.

Ish-sulmuesi i njohur i Lazios dhe kombëtares gjermane sezonin e kaluar ka drejtuar SCR Altach në Austri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme