Stoli i Bayernit, Roger Schmidt refuzon ofertën e bavarezëve

Një tjetër refuzim për Bayernin e Mynihut. Dhe tani jemi në gjashtë trajnerë, e përditshmja Bild e nënvizon këtë, Roger Schmidt u kërkua nga klubi bavarez, por zgjodhi për të qëndruar te Benfica. Ish-trajneri i Bayer Leverkusen refuzoi ofertën e gjigantit gjerman.
Shkon në 6 numri i atyre që refuzojnë të marrin drejtimin e bavarezëve. Gazeta rendit të gjithë kandidatët e synuar nga Bayerni: Xabi Alonso, Julian Nagelsmann, Ralf Rangnick, Oliver Glasner, Thomas Tuchel (qëndrimi) dhe Roberto De Zerbi.
Asnjëra nga këto kandidatura nuk ishte e duhura. Do të duhet një tjetër: në ditët në vijim Bayerni Munich do të tentojë për një tjetër profil.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




