Nervozizëm dhe gabime, Leverkusen shembet në shtëpi me Këlnin

Gjashtë ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Romës, Bayer Leverkusen u rrëzua në shtëpi, duke prishur ecurinë e pamposhtur që zgjati që nga 19 shkurti dhe duke shfaqur shenja lodhjeje dhe nervozizmi. Këlni imponohet në një derbi shumë të ngjeshur dhe të shoqëruar me polemika të shumta. Në prag drejtuesit kishin kritikuar ashpër vendimin për ta zhvendosur ndeshjen (e planifikuar për të dielën) me dy ditë, për t’i dhënë më shumë pushim Leverkusenit në kuadër të ndeshjes kundër Romës.
Në fillim të pjesës së dytë, tifozët miq protestuan duke hedhur topa tenisi në fushë dhe duke e detyruar arbitrin të ndalonte lojën. Vendasit u rrëzuan menjëherë (gol nga Selke në minutën e 11-të), barazuan me Adli në minutën e 28-të, por pësuan golin e 2-1 shtatë minuta më vonë. Në pjesën e dytë, përplasje të ashpra dhe momente tensioni, gati në përleshjeje. Të besuarit e Xabi Alonso-s, tepër nervozë, nuk arritën të zhveshin murin mbrojtës të kundërshtarit dhe në finale rrezikuan të pësonin golin e tretë në kundërsulm.
Shalke mundi Mainzin në shtesë
Në ndeshjen e dytë të javës së tridhjetë e një të kampionatit, Shalke 04 fitoi 3-2 në fushën e Mainz. Ndeshje e bukur, argëtuese dhe emocionuese: miqtë kaluan dy herë në epërsi (së pari me Bulter dhe më pas me Krauss), por u arritën nga vendasit(golat e Barreiro dhe Martin). Ndeshja u vendos nga një penallti(në shtesë), e shndërruar në gol nga Bulter.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




