Ronaldo përgëzoi Mane-n për transferimin në Mynih

Gjatë një interviste të dhënë për “Sport Bild”, Sadio Mane zbuloi edhe një bisedë konfidenciale që kishte patur me Cristiano Ronaldo-n vetëm pak orë pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga Liverpuli në Mynih.
“U takova me Cristiano Ronaldo-n në Majorka përpara se të startonte ky sezon vetëm pak ditë pasi transferimi im në Mynih ishte bërë fakt i kryer. Ai më përgëzoi duke më thënë: ’Një klub i madh. Ky është një hap i madh në karrierën tënde’. Kjo fjali tregon gjithçka. Kjo fjali flet shumë mbi Bundesliga-n dhe Bayern-in. Shumë e nënvlerësojnë kampionatin gjerman edhe pse ecuria e klubeve të atij kampionati në Champions tregon tjetër realitet”, u shpreh Mane.

Siç dihet Mane u largua nga “Merseyside”-n pas 6 vitesh si lojtar i Liverpul për të provuar një eksperiencë të re në Gjermani. 30-vjeçari këtë sezon nisi mjaft mirë duke shënuar 6 gola dhe dhënë 3 asist, por dëmtimi që e pengoi të udhëtonte drejt Katarit me Senegalin ka “njollosur” disi statistikat e tij. Gjithsesi ai është rikuperuar dhe do të jetë gati për skuadrën bavareze pikërisht në momemtin më të rëndësishëm të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




