Bayern bie përballë Gladbach, një mundësi për Union Berlin

Gjermani | 4 vite më parë

Vjen humbja e dytë në Bundesligë për Bayern, i cili është mposhtur 3-2 nga Borussia Mönchengladbach. Makthi për kampionët e Gjermanisë nisi me përjashtimin e Upamecano në minutën e 8-të. Katër minuta më vonë, Gladbach kaloi në avantazh me anë të Stindl. Reagimi i bavarezëve, megjithatë, nuk vonoi dhe në minutën e 35-të Chupo-Moting nuk duhej të bënte gjë tjetër veçse të dërgonte në rrjetë pasimin e Alphonso Davies: 1-1.

Në pjesën e dytë, Nagelsmann hodhi në fushë Sané dhe Musiala në vend të Gnabry dhe Gravenberch. Bavarezët besuan dhe në minutën e 49-të Kimmich për pak nuk kaloi në avantazh me një tentativë nga distanca. Por ishte vetëm një iluzion, duke qenë se gjashtë minuta më vonë Hofmann dyfishoi rezultatin, i servirur nga Plea, fiksoi 2-1. Pak sekonda më vonë Bayern po dridhej sërish me traversën e goditur nga Bensebaini. Goli i tretë për Gladbach u shënua nga Marcus Thuram, i cili shtyu në rrjetë asistimin e Hofmann në minutën e 84-të, ndërsa golin e dytë të bavarezëve e shënoi Tel në minutën e 93-të.

Kjo humbje rrezikon pozicionin e Bayern në renditje, i ndalur në 43 pikë dhe tani i ekspozuar ndaj parakalimit nga Union Berlin dhe presionit nga Borussia Dortmund. Gladbach fluturon në vendin e tetë, në një lartësi prej 29 pikësh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme