Augsburgu mund Hofenheimin dhe largon frikën

Në ndeshjen hapëse të javës së 21-të të Bundesligës, atë mes Augsburg dhe Hoffenheim, gjithcka është vendosur në ekstrem, pas një ndeshjeje me tension të lartë. Ata që buzëqeshën në fund janë të zotët e shtëpisë, të cilët arritën të fitojnë 1-0 falë golit të Jensen dy minuta nga fundi, i cili largoi zonën e rënies të paktën për këtë javë.
Augsburgu tashmë mban vendin e 13 të në klasifikim me 24 pikë. 7 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje në 21 javë të luajtura. 26 gola të shënuar dhe 36 të pësuar.
Hoffenheim, që ndodhet në vendin e 14-të, ka 19 pikë dhe është shumë pranë zonës së rrezikut, vetëm 2 pikë larg. Në 21 javë ka marrë 5 fitore, 4 barazime dhe 12 humbje. 29 gola të shënuar dhe 40 të pësuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




