Leverkuseni shtanget nga Augsburgu, vendos Berisha

Në ndeshjen hapëse të javës së 19-të të Bundesligës, Augsburg mundi me vështirësi Bayer Leverkusen të trajnerit Xabi Alonso me rezultatin 1-0. Një gol vendimtar për të zotët e shtëpisë ishte ai I shënuar nga Berisha në minutën e 55-të, i cili i dha një sukses të rëndësishëm për shpëtim dhe që e çoi ekipin e tij në 21 pikë. Bayer, nga ana tjetër, mbetet i mbërthyer në 24.
Augsburg ndodhet në vendin e 13-të, vetëm pesë pikë larg zonës së rënies. Në 19 javë kampionat kanë siguruar 6 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje. 24 gola të shënuar dhe 33 të pësuar.
Ndërkohë, Leverkusen ndodhet në vendin e 9-të në klasifikim me 7 fitore, 3 barazime dhe 9 humbje. 30 gola të shënuar dhe 31 të pësuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




