Dortmundi fiton në Leverkusen dhe arrin zonën Champions

Fitore me peshë për Borussia Dortmundin, që mundi Bayer 2-0 në Leverkusen dhe shikon veten në zonën e Champions League. Skuadra e trajnerit Terzic kaloi këtë pengesë të radhës me nga një gol në çdo pjesë loje në fushën e Aspirinave falë realizimit të Adeyemi dhe autogolit të Tapsoba. Një sukses vendimtar për klasifikimin e brezit të artë, i cili rrëmben vendin e katërt, duke kapur Freiburgun me 34 pikë dhe duke kaluar Eintracht.
Përfundon 0-0 sfida në ‘Veltins Arena’ mes Schalke 04 dhe Këlnit. Ndeshje e luftuar plot me kartonë të verdhë që shpërblen mysafirët, tashmë në vendin e 22-të në renditjen e Bundesligës. Një pikë edhe për Schalken (10 pikë), katër gjatësi prapa Hertha Berlin-it të parafundit dhe u ndal në 14 pikë pas disfatës në derbin ndaj Unionit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




