Kupa e Gjermanisë, Dortmund në finale: 5-0 ndaj Holstein Kiel

Gjermani | 6 vite më parë

Borussia Dortmund, në finalen e Kupës së Gjermanisë. Holstein Kiel dështoi në përpjekjen për të realizuar mrekullinë e dytë. Skuadra e trajnerit Ole Werner, pasi ka eliminuar Bayern, ka parë më të keqen në gjysmëfinale, duke u mundur 5-0 përballë formacionit të Terzic në Signal Iduna Park. Me Haaland në bokse për një problem muskular, verdhezinjtë kanë zgjidhur gjithçka në pjesën e parë: dopietë e Reyna, gola të Reus, Hazard e Bellingham.  

Finalja e kompeticionit, e planifikuar për në 13 maj në Olympiastadion në Berlin, do të shohë Borussia Dortmund dhe Leipzig të luajnë kundër njëri-tjetrit, me këtë të fundit që fitoi në gjysmëfinale 2-1 kundër Ëerder Bremen.

Gjithsesi, për Holstein Kiel duhet thënë se misioni në këtë kompeticion është kryer më së miri. Një ekip që ndodhet në vendin e katërt në Bundesligën e dytë gjermane, protagonist i eliminimit të Bayern Munchen, kampioni në fuqi, më mirë se kaq…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme