Leipzig shtyn festën e Bayern: 2-0 përballë Stuttgart

Në javën e 31-të të Bundesligës, Leipzig përmbush detyrën e saj për të zgjeruar shpresat e mbetura për titullin, duke mposhtur Stuttgart 2-0 dhe duke shkurtuar largësinë në krye të Bayern në 7 pikë. Në Red Bull Arena miqtë mbetën menjëherë në dhjetë pas përjashtimit të Ahamada, pastaj në pjesën e dytë djemtë e Nagelsmann thyen ngërçin: pas disa sekondash kurorëzoi Haidara, Forsberg dyfishoi me një penallti në minutën e 21-të.
Portieri i Stuttgart, Gregor Kobel, bëri disa pritje të shkëlqyera, duke përfshirë grushtimin e një gjuajtjeje të fuqishme nga Angelino dhe më pas evitimin e rrezikut me emrin Dani Olmo. Me pak fjalë, Leipzig humbi shumë mundësi për të thelluar rezultatin.
Leipzig, i cili udhëton për në fushën e Borussia Dortmund më 8 maj, është në 64 pikë, ndërsa bavarezët, të cilët përballen me Borussia Moenchengladbach, janë në kuotën e 71pikëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




