Bundesliga: katastrofa Dortmund, Leipzig nuk gabon

Në javën e 20-të të Bundesligës, Dortmund ka pësuar humbjen e tetë në këtë edicion, 2-1 në fushën e Freiburg. Jeong Ëoo-Yeong 49’ dhe Schmid 52’ shënuan për vendasit. Goli i vetëm për Dortmund u shënua nga Moukoko.
Leipzig ka mbetur në pozita të njëjta në vendin e dytë pas fitores 3-0 në fushën e Schalke. Mukiele në fundin e pjesës së parë zhbllokoi sfidën. Sabitzer 73’ dhe Orban 87’ hipotekuan fitoren e të besuarve të Nagelsmann, që vazhdojnë të qëndrojnë 7 pikë larg vendit të parë.
Wolfsburg fundosi Augsburgun në shtëpi me dy gola, ndërsa Bayer Leverkusen arriti një sukses 5-2 ndaj Stuttgart. Mainz surprizë Union Berlin 1-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




