Hansi Flick: Donim të ktheheshim në rrugën e duhur pas dy humbjeve

Gjermani | 6 vite më parë

Me një fitore të qartë 4-1, ndaj Hoffenheim, Bayern Munchen mori fitoren e katërt radhazi në Bundesligë, duke konfirmuar veten si udhëheqësin e renditjes. Pas ndeshjes së zhvilluar në Allianz Arena, trajneri Hansi Flick komentoi për performancën e ekipit të tij:

“Ne jemi mësuar të përballemi me skuadra që dëshirojnë të luajnë futboll – tha për fcbayern.com -. Hoffenheim gjithashtu e demonstroi këtë dhe krijoi shanse, veçanërisht në pjesën e parë. Neuer bëri ndërhyrje të mira në disa situata. 4-1 është një rezultat shumë I mirë. Kemi fituar katër ndeshje radhazi dhe kemi grumbulluar 12 pikë, ky është standardi ynë. Bëmë një lojë të mire”.

“Sigurisht që jo gjithçka shkoi mirë, por unë jam i kënaqur. Ne dëshironim të riktheheshim në rrugën e duhur pas dy humbjeve. Kjo është ajo që e bën një ekip të shkëlqyer. Kemi treguar se mund të përmirësohemi relativisht shpejt. Kjo na jep besim te vetja”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme