Hitzfeld: Shkarkimi i Favre, një vendim i nxituar

Gjermani | 6 vite më parë

Ottmar Hitzfeld, ish-trajneri i Borussia Dortmund, komentoi për Blick në lidhje me shkarkimin e Lucien Favre: “Unë mendoj se është për të ardhur keq që ata nuk i dhanë atij mundësinë për të vazhduar më tej. Jam i bindur që Borussia Dortmund do të kishte qenë një kundërshtar i fortë për Bayern. Arriti lehtë në raundin e 16 të Ligës së Kampionëve, duke fituar grupin. Jam i befasuar që Dortmund iu nënshtrua presionit të publikut. Do të kishte qenë më mirë të qëndronte i qetë të paktën deri në fund të vitit. Ishte një vendim i nxituar, por te Bayern është masa e të gjitha gjërave në Gjermani. Kur ke një ekip të ri si Dortmund dhe promovon talent, nuk mund të kesh ndjenjën se do të bëhesh kampion menjëherë. Me këtë strategji, titulli nuk mund të jetë objektiv. Sidomos pasi, ndryshe nga Bayern, Borussia vazhdimisht shet lojtarët më të mire”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme