Dortmund rigjen fitoren, vendos Reus. Barazim për Union Berlin

Gjermani | 6 vite më parë

Dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe… largimi i trajnerit. Por Borussia Dortmund, në mbrëmjen e sotme, ka arritur të rikthehet te fitorja duke mundur në transfertë Werder Bremen me rezultatin 2-1. Pa Haaland në dispozicion, Dortmund ka kaluar në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Guerreiro. Por reagimi i vendasve ka qënë i menjëhershëm dhe në minutën e 28-të kanë arritur të barazojnë me anë të Mohwald. Fati i kësaj sfide është vendosur në minutën e 78-të, teksa Reus, në dy tentativa,  ka arritur të shënojë nga pika e 11-metërshit, duke rikthyer kështu skuadrën e tij te fitorja.

M’gladbach ka arritur të marrë një barazim 3-3 në transfertën me Frankfurt, në një sfidë që për shumë minuta mund të konsiderohej e humbur, por falë tripletës së Stindl është shpërblyer me një pikë. Mesfushori ka arritur të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 14-të, por vendasit kanë reaguar duke shënuar tri herë në portën e mbrojtur nga Sommer, Silva 22’ e 24’ dhe Barkok 32’. Në fund të takimit Stindl ka vendosur barazpeshën me dy golat e shënuar, 3-3.

Hertha Berlin nuk ka shkuar më shumë se nja barazim pa gola në ndeshjen me Mainz. Një sfidë e lehtë në letër për vendasit, që u përballën me një skuadër që ndodhet në zonën e ftohtë të klasifikimit, por në 90 minuta nuk kanë mundur ti mposhtin, duke ndarë nga një pikë.

Union Berlin e ka dorëzuar fitoren në fund në transfertën me Stuttgart. Friedrich që në minutën e 4-ët shënoi për miqtë, që dyfishuan në pjesën e dytë me Awoniyi. Kur mendohej se suksesi ishte arritur tashmë, vendasit kanë reaguar me dy gola të Kalajdzic  në pesë minutat e fundit të sfidës duke vendosur barazpeshën.

BUNDESLIGA

REZULTATET

FT

Eintracht Frankfurt

  3 – 3

Borussia M’gladbach

 

FT

Hertha BSC

  0 – 0

Mainz 05

 

FT

Werder Bremen

  1 – 2

Borussia Dortmund

 

FT

Stuttgart

  2 – 2

Union Berlin

 

  

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Bayer Leverkusen

11

7

4

0

23

10

+13

25

2

Bayern Munich

11

7

3

1

35

17

+18

24

3

RB Leipzig

11

7

3

1

23

9

+14

24

4

Borussia Dortmund

12

7

1

4

25

16

+9

22

5

Wolfsburg

11

5

6

0

18

11

+7

21

6

Union Berlin

12

4

6

2

25

17

+8

18

7

Stuttgart

12

4

6

2

26

19

+7

18

8

Borussia M’gla…

12

4

6

2

23

20

+3

18

9

Eintracht Fran…

12

2

8

2

19

22

-3

14

10

Hertha BSC

12

3

4

5

19

20

-1

13

11

Augsburg

11

3

4

4

14

17

-3

13

12

Hoffenheim

11

3

3

5

19

21

-2

12

13

Werder Bremen

12

2

5

5

15

21

-6

11

14

Freiburg

11

2

5

4

14

22

-8

11

15

Köln

11

2

4

5

13

17

-4

10

16

Arminia Bielefeld

11

2

1

8

8

22

-14

7

17

Mainz 05

12

1

3

8

12

25

-13

6

18

Schalke 04

11

0

4

7

8

33

-25

4

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme