Bundesliga: Leverkusen nuk gabon dhe fluturon në vend të dytë

Skuadra e vetme që përfitoi në fund pas atij barazimi të arritur në sfidën mes Bayern dhe Leipzig në Budesligë ishte Leverkusen, që triumfoi në shtëpinë e Schalke me një rezultat 3-0. Formacioni i drejtuar nga Peter Bosz u udhehoq nga autogoli i Thiaw në minutën e 10-të e më pas nga golat e Baumgartlinger 67’ dhe Schick 78’, duke fluturuar në vendin e dytë në Budesligë. Schalke kishte një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 72-të, teksa Skrzybski ka gabuar nga pika e 11-metërshit. Moment shumë i vështirë për vendasit, që vazhdojnë të notojnë në fundin e tabelës së klasifikimit me tri pikë në 10 ndeshje të luajtura.
Një tjetër sfidë e ditës së sotme në Bundesligë ishte ajo mes Werder dhe Stuttgart, të fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1. Dopieta e Wamangituka ishte e mjaftueshme për miqtë për të marrë tri pikët në këtë sfidë. Për vendasit shënoi Selke në minutat shtesë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




