Gjermania rikthen “veteranët”

Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja me rezultat 6:0, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Loë, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.Ajo sfidë turpëruese nuk ndryshon asgjë te Gjermania. Joachim Loë do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, deri pas Kampionatit Evropian, që është planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2021. Federata Gjermane e futbollit konfirmoi se kanë besim të plotë në strategun e tyre, edhe pse humbën 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve. Por, sipas saj që raporton Sport1, Loë do t’i bëjë disa ndryshime në skuadrën gjermane, duke rikthyer Thomas Muller , Jerome Boateng dhe Mats Hummlesi. Tre veteranët munguan në takimin ndaj Spanjës, pasi trajneri i Gjermanisë kishte menduar se koha e tyre kishte kaluar. Mirëpo, sipas të njëjtit medium gjerman, tre lojtarët do të rikthehet në formacion, për të ndihmuar kombëtaren në garën për Kampionatin Evropian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




