Bundesliga, tetë gola mes Wolfsburg dhe Werder: vendasit fitojnë

Fitore kumbuese për Wolfsburg, që në ndeshjen hapëse të javës së 9-të të Bundesligës mundi Werder Bremen 5-3. Për të vendosur sfidën në “Volkswagen Arena” ishin golat e Baku (22 ‘), Brooks (25’), Weghorst (37 dhe 76 ‘) dhe Bialek (95’), që i bënë të pavlerë golat e Bittencourt (13 ‘) dhe Mohwald (36’), që pas u përjashtua për të verdhën e dyfishtë në 80 ’, pa harruar dhe autogolin e Brooks (47’).
Suksesi i tretë me radhë për Wolfsburgun, i cili arrin në Leipzig me 17 pikë dhe është i pesti në renditje. Nga ana tjetër, Werder, që vinte pas pesë barazimesh radhazi(me të njëjtin rezultat, 1-1) është i dhjeti me 11 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




