Neymar, përsëri në telashe: shkak bëhet një modele

Gosip | 3 vite më parë

Neymar sërish në telashe. Është një periudhë e ndërlikuar për sulmuesin e PSG-së, prej javësh në qendër të vëmendjes për bëmat e tij, përfshirë gjobën për “shkeljet mjedisore” dhe thashethemet e shumta për jetën e tij private dhe tradhtitë. Tashmë një problem i ri për brazilianin, i cili është akuzuar publikisht nga një modele e njohur.

Neymar i kishte kërkuar falje publikisht të dashurës së tij Bruna Biancardi, pas thashethemeve për tradhtitë e tij. Sulmuesi, megjithatë, duket se nuk ka ndryshuar qëndrim. Modelja Celeste Bright në fakt ka ndarë disa mesazhe që i janë dërguar nga Neymar, i cili së fundmi është bërë sërish baba.

Më pas modelja u shpreh kështu: “Nuk e dija kush ishte ky person para gjithë kësaj. Jam lodhur duke lexuar mesazhe të tilla nga burrat që kanë gra apo të dashura. Nuk është i vetmi. Mendoj se edhe vajzat e tjera duhet të jepini më shumë zë këtyre gjërave. Djema bëhuni më të mirë se ne meritojmë më të mirën”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme