Georgina thyen heshtjen, e vërteta për krizën me Ronaldon

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë ende bashkë. Prej ditësh flitet për një krizë mes të dyve por 29-vjeçarja ka mohuar gjithçka në rrjetet sociale. Në një prej postimeve të saj në Instagram, Georgina citoi: “Ziliqari shpik thashethemet, thashethemxhiu i përhapin, idioti e beson”. Një referencë e qartë për thashethemet e fundit për jetën e tij private, një mohim më evident se kurrë. Ndër të tjera, CR7 dhe partnerja e tij sapo janë kthyer nga pushimet së bashku me pesë fëmijët e tyre.
“Cristiano nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e mbyllur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse futbollistit po e sheh këtë histori jo shumë argëtuese. Gjithçka që ajo bën është të shpenzojë, shpenzojë dhe shpenzojë. Dhe, më e keqja nga të gjitha, të gjithë mendojnë se ajo është në standardet e Ronaldos. Dhe atij nuk i pëlqen kjo”, tha një burim së fundmi për programin televiziv Noite das Estrelas
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




