Messi u dhuron iPhone me mbrojtëse ari bashkëlojtarëve të tij

Dhurata prej 200 mijë eurosh nga Leo Messi për bashkëlojtarët tek Argjentina që me të fituan Botërorin në Katar. Sipas Clarin, kapiteni i Albiceleste ka vendosur t’u bëjë dhuratë shoqëruesve të tij të udhëtimit me një iPhone 14 me një këllëf ari të personalizuar, në të cilin stema e Argjentinës është gdhendur me tre yjet e Botërorit të fituar dhe fjalët Ëorld Cup Champions 2022. Në margjinat e dorëzimit të çmimit FIFA, Messi priti një vizitë në Paris nga Benjamin Lyons, pronari i “Indesign Gold”, një kompani e aksesorëve luksoz.
Kostoja e përgjithshme e dhuratës: 175,000 paund, e barabartë me rreth 200,000 euro. Messi synon t’u japë dhurata lojtarëve të tjerë me rastin e ndeshjeve të ardhshme të Albiceleste, të cilët do të dalin në fushë më 23 mars në Buenos Aires (stadiumi Monumental) kundër Panamasë dhe në datën 28 në Santiago del Estero kundër Curaçao.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




