Jeta e Roberto Baggio në një film

Netflix ka publikuar trailerin e parë zyrtar të Il Divin Codino, filmi që do të tregojë karrierën e jashtëzakonshme të Roberto Baggio, një nga dhjetë më të mëdhenjtë në historinë e futbollit. Filmi do të mbërrijë në Netflix më 26 maj. Historia u shkrua nga Ludovica Rampoldi dhe Stefano Sardo, skenaristë ndër të tjera të serive 1992 dhe 1993.
Divin Codino celebron njeriun përtej mitit me një film që ndjek karrierën e futbollit të Roberto Baggio. Duke filluar nga fillimet e tij në radhët e Lanerossi Vicenza dhe duke lëvizur nga goditja e diskutueshme e penalltisë në finalen e Kupës së Botës 1994 midis Itali-Brazil, filmi ndjek jetën e Baggio, nga debutimi i tij i vështirë si profesionist deri në lamtumirën e tij.
Një karrierë 22-vjeçare që, përmes lëndimeve, marrëdhënies dashuri-urrejtje me tifozët e tij, keqkuptimeve me disa nga trajnerët dhe marrëdhënies me familjen e tij, tregon sukseset e mëdha në fushën e një futbollisti fenomenal.
Aktorët dhe personazhet që përfaqësojnë
ANDREA ARCANGELI – Roberto Baggio
VALENTINA BELLÈ – Andreina Baggio
ANDREA PENNACCHI – Florindo Baggio
ANTONIO ZAVATTERI – Arrigo Sacchi
ANNA FERRUZZO – Matilde Baggio
RICCARDO GORETTI – Maurizio Boldrini
THOMAS TRABACCHI – Vittorio Petrone
MARC CLOTET – Josep Guardiola
MARTUFELLO (FABRIZIO MATURANI) – Carlo Mazzone
ROBERTO TURCHETTA – Carlo Ancelotti
BEPPE ROSSO – Giovanni Trapattoni
Diodato është autori dhe interpretuesi i “Njeriu prapa kampionit”, kënga kryesore që është pjesë e kolonës zanore të filmit IL DIVIN CODINO. Kënga do të publikohet më 14 maj në të gjitha platformat e shkarkimit dhe transmetimit dixhital, në të njëjtën kohë me videoklipin zyrtar në YouTube. “Njeriu prapa kampionit” është përralla besnike në muzikë e legjendës së Roberto Baggio.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




