Fansi i çmendur i Federer, koleksion me 29 palë atlete origjinale

Gosip | 6 vite më parë

Roger Federer është një nga sportistët më të famshëm dhe më të ndjekur në botë, që ka kudo fansa. Njëri prej tyrë është biznesmeni brazilian Edson Balbinot. Ai nuk është thjesht një tifoz i tenistit zviceran, por edhe i pasionuar pas tij.

Ai ka deklaruar se deri më tani ka arritur të koleksionojë 29 palë atlete të lojës të përdorura nga Roger Federer, të gjitha të veshura nga zvicerani kur ka qenë në krye të renditjes botërore.

Të gjitha atletet janë origjinale dhe të markës “Nike Zoom Vapor RF287”

“Të gjitha atletet që disponoj janë unike, origjinale dhe të personalizuara. Secila prej tyre i përket një nga javëve që Federer ka qenë në krye të renditjes botërore. Ky koleksion nuk do të dalë kurrë në shitje. Më kanë ofruar deri në 138 mijë dollarë, por kam refuzuar”, tha Balbinot.

“Kam parë shumë ndeshje të tij, por ëndrra ime është ajo ta takoj një ditë në Wimbledon. Ndoshta do të arrij të marrë një palë atlete dhuratë prej tij, të autografuara”, tha bizensmeni brazilian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme