Eden Hazard ekspozon “bishën” luksoze

Gosip | 6 vite më parë

Eden Hazard u ble nga Real Madridi, si një lojtar që do udhëhiqte skuadrën drejt sukseseve. Por belgu i kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta ka zhgënjyer në sezonin e parë me madrilenët. Hazard ka shënuar vetëm një gol, në paraqitjet e tij të pakta me Real Madridin për shkak dëmtimesh. Por kjo nuk e ka penguar yllin belg që ti dhurojë vetes një supër makinë luksoze me vlerë 500 mijë euro. Hazard u fiksua nga kamerat teksa shkonte në stërvitjen e Real Madridit me një makinë Lamborxhini të bardhë. Sulmuesi shpenzoi gjysëm milioni euro për të blerë makinën Lamborxhini Aventador SVJ. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme