Presidenti i Shkumbinit premton shpërblim të majmë për ngjitjen

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Shkumbini nuk arriti që të ngjitej dot direkt në Kategorinë e Parë, pasi mbylli kampionatin në vendin e tretë, 10 pikë larg kryesuesve të Pogradecit, që u shpallën kampionët e Grupit B në Kategorinë e Dytë.

Gjithsesi skuadra peqinase ka akoma shanse për tu ngjitur një kategori më lart. Shkumbini  do të luajë në Play Off përballë Orikut të enjten e 9 majit (ora 16:00). Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet me fituesin e sfidës Luftëtari-Labëria në finalen e madhe.

Presidenti i Shkumbinit, Ali Kasa për të motivuar skuadrën në këto ndeshjeve vendimtare ka vendosur një shpërblim të majmë. Plot 50 mijë euro do të përfitojnë lojtarët dhe stafit teknik i Shkumbinit nëse do të arrijë që të ngjitet në Kategorinë e Parë përmes Play Off-it.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme