Greca drejt Kavajës, Besa i bën dhuratën e parë Çelës

Kategoria e Parë | 2 vite më parë

Bedri Greca do të jetë lojtari më i ri i ekipit kavajas. Sulmuesi do të mbyllë aventurën e tij me Elbasanin në Superiore, për të nisur një të re me Besën e Kavajës e të rikthehet edhe një herë në elitën e futbollit vendas.

34-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shihet si përforcimi i duhur nga Besa, me të cilët do të firmosë deri në verën e 2026-ës.

Greca më parë ka veshur fanellën e Skraparit, Tërbunit, Flamurtarit, Kukësit, Luftëtarit, Tiranës, Gjilanit, Laçit, Feronikelit dhe Kastriotit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme