Alidema nderon Pogradecin, kriza e Erzenit nuk ka fund

Pogradeci ka mposhtur 2-1 Erzenin në transfertë, në sfidën që mbylli javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Pogradecarët marrim tre pikë të çmuara dhe pas këtij suksesi parakalojnë Lushnjën në renditje, duke marrë vendin e 6-të.
Festim Alidema ishte protagonisti i sfidës për liqenorët, duke shënuar një dygolësh që në pjesën e parë. Për shijakasit shkurtoi diferencat Bespallov, por goli i tij nuk mjaftoi që Erzeni të evitojë humbjen e radhës në kampionat.
Shijakasit gjenden në një situatë shumë të vështirë, pas 16 ndeshjesh janë skuadra e vetme që nuk kanë provuar shijen e fitores në kampionat dhe mbyllin tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë me vetëm 4 pikë të grumbulluara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




