Ekskluzive: Ardi Mema trajneri i ri i Pogradecit

Vetëm pak ditë pas largimit të Samuel Nikajt, Pogradeci ka gjetur timonierin e ri. Burime të RTSH Sport pranë klubit në fjalë kanë bërë me dije se pasuesi i Nikajt do të jetë Ardian Mema.
Mema do të ketë në favor të tij edhe pauzën e kampionatit për shkak të sfidave të Kombëtares. 52-vjeëari në të kaluarën në Shqipëri ka drejtuar ekipe si Tirana, kastrioti dhe Partizani.
Aktualisht Pogradeci ndodhet në vendin e 8-të në Kategorinë e Parë. Pogradecarët kanë grumbuluar vetëm 15 pikë pas 12 javësh, teksa synojnë që këtë sezon të qëndrojnë mes më të mirëve në këtë kategori.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




